Protesta në Tiranë në ditën e 77-të, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Tubimet e organizuara në kryeqytet kanë shënuar sot ditën e tyre të 77-të me radhë. Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, i cili ka shërbyer edhe si pika e nisjes për tubimin e sotëm.
Më pas, protestuesit i janë drejtuar përmes një marshimi bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Disa prej përfaqësuesve dhe pjesëmarrësve në tubim kanë mbajtur fjalime me tone kritike ndaj ekzekutivit dhe klasës politike në përgjithësi.
Pas ndalesës dhe fjalimeve përpara selisë së qeverisë, tubimi ka vijuar dinamikën e tij lëvizëse. Qytetarët kanë marshuar përgjatë disa prej akseve kryesore rrugore të Tiranës, duke ndjekur të njëjtin itinerar gjeografik si në ditët e mëparshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



