Dita e Shtegtarit në Lezhë, festa që përçon mesazhin e bashkimit dhe ruajtjes së lidhjeve

Aktualitet | 3 muaj më parë

E kthyer në traditë të përvitshme, në Lezhë u festua “Dita e Shtegtarit”, një aktivitet kushtuar emigrantëve lezhjanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Muzika, aktivitetet kulturore dhe atmosfera festive shoqëruan mbrëmjen, ndërsa të pranishmit e cilësuan këtë festë si një mundësi të veçantë për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjen e fortë me vendlindjen.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “Dita e Shtegtarit” është një prej festave më të rëndësishme për qytetin, e cila përmbyll edhe 15 netët me aktivitete artistike dhe kulturore të zhvilluara në sheshin qendror.

“ Për së vërtetës Lezha ka mbi 35% të popullatës në emigracion dhe është një ditë kur ne dedikojmë emigrantëve. Ne tashmë i konsiderojmë ato ambasadorë dhe shumë nga emigrantët tanë kanë shkëlqyer në vendet e tjera.”

“Dita e Shtegtarit” synon të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, duke e kthyer Lezhën në një pikëtakim për emigrantët që rikthehen çdo verë në qytetin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme