Sherr mes gruas dhe ish-gruas! Trajneri i Egjiptit përpiqet t’i ndajë, por përfundon në spital

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Aventurë e pakëndshme për Hossam Hassan në një resort në veri të vendit. E kujtojnë të gjithë për deklaratat pas eliminimit nga Argjentina në Botërorin e fundit. Pak më shumë se një muaj nga ajo ndeshje ka ndodhur një episod i pakëndshëm për Hossam Hassan, trajnerin e Egjiptit. Gjatë pushimeve në një resort në veri të vendit, trajneri egjiptian u gjend në mes të një sherri, që u mbyll me ndërhyrjen e mjekëve.

Hossam Hassan ndodhej në zonën turistike të Marina El Alamein, me bashkëshorten aktuale Dan-Adam. Sipas “Sky News Arabia”, aty ka takuar ish-gruan Huwayda dhe fëmijët. Mes dy grave shpërtheu një zënkë verbale dhe situata degjeneroi shpejt në një përplasje fizike. Trajneri, i gjendur në mes të sherrit, nuk dinte si ta qetësonte situatën dhe në fund humbi ndjenjat dhe përfundoi në duart e mjekësve.

Për Hassan, 60 vjeç, duket se nuk pati pasoja serioze, edhe pse humbi ndjenjat. Dy gratë janë akuzuar për sjellje agresive, me dëshmitarët që kanë folur për grushte, shkelma dhe shkulje flokësh. Ish-gruaja e trajnerit ka bërë edhe një denoncim në polici për atë që ndodhi, por më pas i tërhoqi akuzat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme