Një trup i pajetë u gjet në stadiumin e Charlton Athletic

Një trup i pajetë u gjet në “The Valley”, stadiumi i Charlton Athletic, të martën në mëngjes.
Për këtë ngjarje klubi nxorri një deklaratë të martën në mbrëmje. Charlton pohoi se “një individ i vdekur” ishte gjetur në ambientet e stadiumit.
Ata shtuan se klubi po “mbështeste policinë me hetimet e tyre” dhe konfirmuan se individi ishte mashkull dhe se kishte ndërruar jetë të hënën.
Detektivët po hetojnë mundësinë që burri të ketë rënë nga lartësia në orët e para të mëngjesit të së hënës. Vdekja e tij aktualisht po konsiderohet si aksidentale edhe pse hetimet vazhdojnë.
Charlton luajti në “The Valley” të shtunën ku mposhti Derby County me shifrat 2-1 në ndeshjen e tyre të parë në Championship për këtë sezon. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




