Kultivoi kanabis në pyjet e Dukatit, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, pasi dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga u vu shtetasi H. K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në vendin ku kishte kultivuar bimët narkotike.
Policia bëri me dije se bimët u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua dhe u administrua si provë materiale.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim identifikimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




