IKMT shemb një tjetër objekt në Elbasan, vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një tjetër objekt është shembur sot në Qarkun e Elbasanit, në kuadër të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8.

Ndërhyrja është kryer për të eliminuar pengesat në terren dhe për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.

Sipas Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, gjatë periudhës janar–gusht janë shembur 44 objekte në të gjithë vendin, duke mundësuar vijimin e punimeve në shtatë projekte të investimeve publike.

IKMT thekson se eliminimi i pengesave në terren synon të përshpejtojë realizimin e veprave publike, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës, lëvizshmërisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme