Zjarret në Pukë, përmirësohet situata në Gojan të Madh, por problematike mbetet në Gojan të Vogël. Flakët i afrohen zonave të banuara

Aktualitet | 2 muaj më parë

Vijon të jetë problematike situata me zjarret në Pukë, konkretisht në zonën Gojan–Gjegjan. Më problematike situata paraqitet bë Gojan të Vogël, ku flakët po përparojën drejt zonave të banuara. Mungesa e aksesit rrugor dhe terreni i vështirë kufizojnë ndërhyrjen me mjete. Në zonë po operohet me ndërhyrje nga ajri me 2 helikopter.

Në zonën mbi Gjegjan, vatra gjithashtu  po përparon, por aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë vijon puna me forcat operacionale tokësore, ndërsa efektivët e MZSH me mjetet zjarrfikëse janë përqendruar pranë zonave të banuara.

Të dislokuar në zonë janë 40 efektiv FA si dhe mjete zjarrfikëse me efekivët përkatës nga RKV, MZSH Fushe Arrëz, MZSH Shkodër, Kamëz, Has, Kukës

Në Gojan të Madh, situata paraqitet aktualisht më qetë. Gjatë natës ka vijuar ndërhyrja në zonat e arritshme nga mjetet zjarrfikëse sidomos në zonat e avancimit të flakëve.

Në pjesën e sipërme të Gojanit, në zonën e Meshurdhit, vatra është izoluar plotësisht.

Mbrëmjen e djeshme (20 gusht), për shkak të zjarrit masiv që po përparonte me shpejtësi në territorin e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ka lëshoi një urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve të zonës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme