Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë
Pika kufitare e Kakavijës vijon të përballojë fluks të lartë lëvizjesh, me mbi 10 mijë shtetas dhe më shumë se 3 mijë mjete të përpunuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të shërbimeve kufitare, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë janë përpunuar gjithsej 10 mijë e 581 shtetas në hyrje dhe dalje. Prej tyre, 4 mijë e 294 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 6 mijë e 287 kanë dalë nga vendi.
I lartë ka qenë edhe qarkullimi i automjeteve. Në 24 orë janë përpunuar 3 mijë e 83 mjete, nga të cilat 1 mijë e 317 në hyrje dhe 1 mijë e 766 në dalje. Nëpërmjet Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike 387 shtetas.
Lëvizje të shtuara janë regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar Tre Urat. Gjatë 24 orëve janë përpunuar 698 shtetas, prej të cilëve 275 në hyrje dhe 423 në dalje. Ndërkohë, janë përpunuar 267 mjete, 107 në hyrje dhe 160 në dalje. Vetëm më 20 gusht, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike 39 shtetas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



