Tre vatra zjarri brenda 10 minutash në Klos, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Aktualitet | 2 muaj më parë

Tre vatra zjarri janë aktivizuar këtë të premte në harkun kohor të vetëm 10 minutave në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege”, në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos.

Sipas dëshmitarëve, tre vatrat janë shfaqur shumë pranë njëra-tjetrës në kohë dhe në distancë, çka ka ngritur dyshimet se zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Klos. Megjithatë, ndërhyrja me automjetin zjarrfikës është vështirësuar për shkak të mungesës së një rruge që të mundësojë afrimin pranë vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit po punojnë me mjete të tjera për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të masivit pyjor.

Situata paraqitet problematike për shkak të dendësisë së madhe të pemëve të lisit, ndërsa temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme