Ndërtonte pa leje në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt që do të përdorej si bar-kafe në plazhin e Semanit.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në zonën e plazhit të Semanit u konstatua një objekt në ndërtim, i destinuar për aktivitet bar-kafe. Nga verifikimet rezultoi se J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjokalli, kishte nisur punimet pa u pajisur me lejen përkatëse nga institucionet kompetente.

Gjithashtu, gjatë veprimeve hetimore dyshohet se 39-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme tre persona të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë pronarin e objektit. Ai akuzohet për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Punësim i paligjshëm”.

“Fier/ Po ndërtonte pa leje një objekt në plazhin e Semanit, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar një rast të ndërtimit pa leje në plazhin e Semanit.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë konstatuan se në zonën e plazhit të Semanit po ndërtohej një objekt i destinuar për aktivitet bar-kafe. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjokalli, Fier, kishte nisur punimet për ndërtimin e objektit pa u pajisur me lejen përkatëse nga organet kompetente.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera dyshohet se ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme edhe 3 shtetas të tjerë. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, shtetasin J. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ndërtim pa leje”, dhe “Punësim i paligjshëm”.

Kontrollet dhe verifikimet në terren vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe të veprave penale kundër mjedisit, veçanërisht gjatë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme