Prapaskena/ U rikthye në fushë i dëmtuar, tifozët e Trabzonit vlerësojnë Muçin për sakrificën

Edhe pse dëmtimi i tij në kofshë u mendua se do ta linte jashtë fushave për dy javë, Ernest Muçi nuk u tërhoq kur ekipit të tij i duhej më shumë se kurrë kontributi i lojtarit në fushë.
Rikthimi përpara kohe në aksion, madje në një ndeshje ku Trabzonspor-it i duhet të luajë dy takime me Ferencvarosh për të kaluar në fazën finale të Ligës së Europës, ka qenë një gjest, i cili është vlerësuar shumë prej tifozëve të ekipit turk.
Mediet e mëdha turke i kanë kushtuar jo pak hapësirë sakrificës që bëri sulmuesi shqiptar, i cili edhe pse ka një dëmtim në kofshë nuk është kursyer duke zbritur në fushë në pjesën e dytë të takimit që humbi Trabzoni përballë formacionit hungarez. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




