Komisioni parlamentar iranian miraton projektligjin për tarifat në Hormuz

Botë | 2 muaj më parë

Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme i parlamentit iranian ka miratuar Nenin 3 të planit të tij “Veprim Strategjik për të Siguruar Sigurinë dhe Progresin e Ngushticës së Hormuzit”, sipas të cilit anijet e vendeve të lejuara për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit do të paguajnë për shërbimet e ofruara nga Irani.

Agjencia shtetërore iranianë IRNA citon zëdhënësin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme të Kuvendit Islamik Këshillues, i cili tha: “Bazuar në Nenin 3, do të merret një tarifë për shërbimet që përfshijnë ato detare, mjedisore, furnizimin me karburant në kushte të veçanta, sigurimin, sigurinë dhe shërbime të tjera të ofruara në Ngushticën e Hormuzit”.

“Gjiri Persik dhe Ngushtica e Hormuzit kanë rregullat dhe kushtet e tyre, dhe në këtë drejtim, pasi pranoi Konventën e vitit 1982 për të Drejtën e Detit, vendi i Omanit menjëherë nxori një deklaratë politike duke theksuar se dispozitat e kësaj konvente nuk duhet të shkelin sovranitetin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të vendit”, tha ai.

Zëdhënësi i komisionit, Hasan Qashqavi, tha se tarifat do të mblidhen nga anijet që i përkasin vendeve të lejuara për të kaluar nëpër ngushticë dhe do të paguhen në rial iranian ose në një monedhë tjetër të përcaktuar nga Teherani.

Ai shtoi se projektligji merr parasysh të drejtat e shteteve që kufizohen me Ngushticën e Hormuzit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme