Abissnet Superiore në RTSH/ FSHF përzgjedh formacionin më të mirë, Bellaj trajneri i javës

Pas përfundimit të javës së parë të edicionit të ri të Abissnet Superiore, drejtoria teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet e lojtarëve që spikatën në pesë sfidat e zhvilluara.
Formacioni i përzgjedhur vjen në skemën 4-3-3, me lojtarë nga tetë prej dhjetë skuadrave të “Abissnet Superiore”. Në portë është përzgjedhur Pano Qirko (Partizani), ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Konstantinos Dionellis (Vora), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Dion Vata (Partizani) dhe Abdurraman Fangaj (Teuta).
Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Altin Kryeziu (Egnatia) dhe Ibrahim Diabaté (Egnatia), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Charles Bismark (Skënderbeu), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Briajan Gjyla (Vora).
Për paraqitjen e skuadrës së tij në javën e parë, vlerësimi për trajnerin e javës i është dhënë Arjan Bellajt të Vorës, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo City.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




