Interi këmbëngul për të shitur Asllanin, me paratë e shqiptarit do të blejë sulmues

Klubi zikaltër po përpiqet të bëjë dy shitje sa më parë për të investuar më pas në merkato, ku shpreson të afrojë edhe një lojtar për repartin e avancuar.
Gati një javë ka mbetur deri në mbylljen e merkatos verore 2026 dhe përreth Interit mbzotëron qetësia. Objektivi i parë i Marotta dhe Ausilio deri më 1 shtator është të sistemojë Kristjan Asllanin dhe Yanis Massolin, dy lojtarët që kanë mbetur jashtë projektit të trajnerit Cristian Chivu.
Për mesfushorin e Kombëtëtares shqiptare është ftohur së fundi edhe pista e Monza-s. Klubi zikaltër shpreson që të gjejë një blerës për Asllanin, që më pas të investojë ndoshta për të marrë një sulmues tjetër. Chiesa? Gabriel Jesus? Martinelli? Janë disa emra, por së pari duhen bërë dy shitjet e përmendura më sipër.
Pas dy huazimeve, drejtuesit e Interit janë të vendosur për ta shitur përfundimisht futbollistin kuqezi. Emri i Asllanit është përmendur në disa klube të Serisë A, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Tek Interi ndërkohë Luis Henrique, me sa duket, do të qëndrojë, sepse pista e Romës është zbehur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




