Moti/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e mëngjesit e kthjellimesh pas orëve të mesditës.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë dhe reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – veri 8m/s, përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme