Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan

Një tjetër rast femicidi është shënuar në Greqi, ku një 44-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar. Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 në një zonë të Rodopit. Sipas informacioneve paraprake, gruaja u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë. Policia është njoftuar nga vajza e rritur e çiftit.
58-vjeçari është gjetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai është vetëplagosur me thikë pas sulmit ndaj bashkëshortes.
Në vendngjarje policia ka gjetur dy thika, të cilat janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve kriminalistike për të përcaktuar nëse njëra prej tyre është përdorur në vrasje.
Çifti, me origjinë shqiptare, kishte tre fëmijë, njëri prej të cilëve është i mitur, 16 vjeç.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në sulmin fatal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



