Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Një prej mrekullive më të veçanta natyrore të Shqipërisë po tërheq vëmendjen edhe jashtë vendit. Revista braziliane Estado de Minas ka sjellë në vëmendjen e lexuesve të saj Liqenin Neuron, një liqen termal nëntokësor i vendosur në luginën e Vjosës.
Sipas artikullit, liqeni, i fshehur nën malet e jugut të Shqipërisë, përmban rreth 8.3 milionë litra ujë, duke e bërë atë një fenomen natyror veçanërisht të rrallë dhe mbresëlënës.
Liqeni Neuron ndodhet pranë Përmetit dhe burimeve termale të Bënjës, një prej zonave më të njohura për bukuritë natyrore dhe ujërat termale në Shqipëri.
Zbulimi dhe promovimi i këtyre pasurive natyrore në mediat ndërkombëtare rikthen vëmendjen te potenciali i jashtëzakonshëm turistik i jugut të vendit. Shqipëria vazhdon të surprizojë botën me thesaret e saj të fshehura, shumë për të zbuluar, përtej të zakonshmes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




