Carabao Cup/ Burnley turpërohet nga skuadra e kategorisë së tretë, Broja në fushë për 80’

Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Burnley-n e Armando Brojës. Klubi në fjalë është eliminuar nw turin e dytë të Carabao Cup mbrëmjen e kaluar nga një ekip i katëgorisë së tretë (EFL League One) të futbollit anglez.
Takimi i “Valley Parade” u vendos nga goditjet e penalltive pasi 90’ e kohës së rregullt dhe 30’ të shtesave nuk sollën asnjë gol.
Trajneri i Burnley-t kishte vendosur që të bënte rotacion për transfertën në Bradford. Broja dhe Laurent ishin lojtarët e vetëm, të cilët nisën këtë ndeshje nga minuta e parë mes grupit të futbollistëve, të cilët kishin luajtur në Championship fundjavën e kaluar.
Paraqitja e sulmuesit shqiptar u vlerësua me notën 6 pasi u impenjua që të nxirrte përpara skuadra, por pa mundur që të shënonte vetë gol. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




