Alvarez nuk stërvitet për ditën e dytë radhazi, Atlético insiston: Nuk do të ketë kurrë negociata me Barçën!

Spanjë | 2 muaj më parë

“Disa mund të mashtrojnë shumë njerëz për një kohë të gjatë, por është e pamundur t’i mashtrosh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”. Vetëm pak minuta më parë klubi madrilen ka bërë publike deklaratën e radhës të ashpër karshi lojtarit të vet dhe Barcelonës. Edhe ditën e sotme Julian Alvarez nuk u stërvit me grupin pasi ka thënë se është i dëmtuar duke prishur plotësisht raportin me klubin e tij.

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve janë të vetëdijshëm se “Atlético de Madrid është i hapur për negociata normale transferimi, por gjithmonë në një mënyrë etike dhe profesionale dhe me respekt midis klubeve. Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e komunikuar më parë nga klubi se FC Barcelona nuk i ka përmbushur këto kërkesa dhe, si pasojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata me ta në lidhje me transferimin e Julián Álvarez”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme