Siguria rrugore/ Policia e Fierit bën bilancin javor: 3 shoferë të arrestuar në gjendje të dehur, 864 masa administrative për tejkalim shpejtësie
Pajisjet inteligjente janë vënë në përdorim në akset rrugore në pikat hyrëse-dalëse të Fierit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë një jave, policia ka arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe ka proceduar 3 të tjerë ndërsa janë vendosur 846 masa administrative për tejkalim shpejtësie.
Po ashtu, blutë e Fierit bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse, ndërsa janë vendosur 66 masa administrative për parakalim të gabuar.
Policia Rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.
Njoftimi i plotë:
Fier / Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 6 shtetas. Prej tyre, 3 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 3 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë (2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për drejtim automjeti në gjendje të dehur).
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej: * 864 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2; * 15 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; * 3 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; * 66 masa administrative për parakalim të gabuar; * 11 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; * 10 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme, * 134 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.
Gjithashtu, janë sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse. Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




