Shefi i sigurisë së Iranit mohon komplotin e mundshëm për vrasjen e djalit të Trumpit

Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, ka hedhur poshtë pretendimet mbi një komplot të mundshëm për vrasjen e djalit më të vogël të presidentit amerikan Donald Trump, Barron Trump.
Në një intervistë të transmetuar nga televizioni libanez Al Manar, Rezaei deklaroi se lajmet për një plan të tillë janë gënjeshtër.
Më herët, Shërbimi Sekret Amerikan kishte njoftuar se ishte në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, ku diskutohej një komplot i mundshëm kundër Barron Trumpit.
Në të njëjtën intervistë, Rezaei tha se ndërmjetësuesit i kanë kërkuar Teheranit të paraqesë kushtet e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe se Irani po përgatit një listë me kërkesat e veta.
Sipas tij, kushtet përfshijnë ndërprerjen e luftës në rajon.
Rezaei shtoi se Irani ka arritur një marrëveshje me Omanin për një korridor lundrimi përmes ngushticës, me pjesë që shtrihen në ujërat omane dhe iraniane.
Anijet do të kalonin nëpër një kanal qendror të caktuar, nëse Shtetet e Bashkuara përmbushin kushtet e Iranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




