Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miami

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Cristian Alberto ‘Kily’ Gonzalez është zgjedhur trajner i ri i Inter Miami të Lionel Messi-t. Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë lëvizje orët e fundit, duke ia besuar stolin ish-futbollistit argjentinas.

Kily Gonzalez, 52 vjeç, është bërë i njohur në Europë nga koha kur luante për Valencian dhe Interin si sulmues i krahut të majtë. Pasi la futbollin e luajtur, ai ka drejtuar disa skuadra në Argjentinë dhe tani merr drejtimin e Inter Miami, duke pasur nër urdhrat e tij yllin Lionel Messi dhe disa lojtarë të tjerë argjentinas.

Gonzalez zëvendëson në krye të skuadrës amerikane Guillermo Hoyos. Ky i fundit u emërua trajner i përkohshëm, pas lamtumirës së Havier Mascherano në muajin prill.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme