Intervista për “The Times”/ Josh Kerr: Kam garuar përballë atletëve të dopuar, atletika është e mbushur me to!

Rekordmeni i miljes hedh akuza të forta në intervistën që dha për “The Times” ku pohoi se është 100% i sigurt se ka garuar kundër atletëve të dopuar. Kerr shkon edhe më tej kur thotë se garat e atletikës janë të mbushura më atletë, të cilët përdorin substanca të ndaluara për të rritur performancën në kompeticione të ndryshme.
“Unë kam garuar në raundin e parë të 1500 metrave të Ëorld Championships në Londër në 2017-ën me atletë, të cilët më vonë u dënuan për shkak se ishin dopuar. Për fatin e keq sporti ynë është i mbushur me to”, tha Josh Kerr.
“Nëse do të kisha përdorur doping nuk do të isha i qetë me veten time pasi do të isha i vetdijshëm se si e kisha arritur. Kur përgatitem për një garë bëj gjithçka siç duhet nga stërvitja në pistë, te ushqimi dhe deri te orët e gjumit dhe për këtë arsye jam i qetë më vetën time. Nëse e humb garën ndihem i qetë pse e di që kam dhënë maksimumin”, tha Kerr.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




