Laçi, trajneri Osmani: Ja çfarë u thashë lojtarëve

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka folur për “Super Gol” pas fitores 2-1 të arritur në transfertë përballë Partizanit në javën e dytë të “Abissnet Superiore”.

“Po, sigurisht që patëm në pjesën e parë avantazhin 1-0, me një lojtar më shumë. Nuk patëm momentet e sigurisë. Ekipi që nuk është i kujdesshëm ndëshkohet, nuk duhet ta lejojmë këtë gjë”.

“Duhet të insistonim te goli. Biseduam që të shkonte loja në këtë mënyrë dhe të kërkonim golin dhe sa më shpejt ta mbyllnim ndeshjen.

Sigurisht edhe në stërvitje e kemi tentuar këtë gjë. Sistemin e ndryshuam në 20 minutat e fundit siç bëmë edhe me Elbasanin, na dha një shenjë më kualitative. Ndoshta edhe pse nuk kemi lojtarë anësor, na detyron të luajmë me dy sulmues”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme