Tirana, trajneri Klafuriç: Luajtëm vetëm në 15 minutat e para

Humba e dytë radhazi, Tirana bie në “Niko Dovana” përballë Teutës(3-1) në këtë javë të dytë të “Abissnet Superiore”. Trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç deklaroi për “Super Gol”: “Vetëm 15 minutat e para luajtëm modulin tonë, më pas nuk shkoi siç duhet. Në pjesën e parë kishim rezultat të mirë, por në të dytën nuk ishim shumë mirë”.
“E thashë se pas 15 minutave e humbëm modulin tonë, nuk luajtëm siç donim. Humbëm mundësi. është edhe një kundërshtar në fushë që po ashtu kërkon të fitojë dhe kjo ndodh. Duhet të jemi të përqëndruar te mënyra lojës sonë dhe ta shtyjmë atë. Sot ishte për 15 minuta dhe më pas në disa pjesë të ndeshjes, nuk e vazhduam deri në fund”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




