Thesaret e “Migjenit” kërkojnë digjitalizim/ Astrit Fani apelon për ruajtjen e historisë së teatrit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Arkivi i Teatrit “Migjeni” në Shkodër ruan një pjesë të rëndësishme të historisë së këtij institucioni. Fotografitë, dokumentet, afishet dhe materiale të tjera dëshmojnë aktivitetin ndër vite dhe emrat e shumë artistëve që kanë kaluar në skenën shkodrane. Por ruajtja e materialeve kërkon përkujdesje të vazhdueshme. Për këtë arsye, digjitalizimi i arkivit shihet si një nevojë për të garantuar konservimin e tij për një kohë sa më të gjatë.

Kalimi i fotografive, dokumenteve dhe materialeve të tjera në format digjital do të ndihmonte jo vetëm në mbrojtjen e tyre, por edhe në krijimin e një aksesi më të lehtë në historinë e teatrit.

“Meraku im është që ky arkiv të jetë në kushte optimale, të ketë një memorje elektronike që kërkon një volum të madh punët. Ju e dini se e patë të dhoma arkives që është e vogël. Aty është një fotokopje edhe një skaner e cila është më është dhuruar nga miqtë e mi falë respektit për punën që kam bërë. Meraku im është që përjetësia e kësaj arkive, përjetësia e kësaj pasurie të madhe të këtyre figurave të shquara të jetë e përjetshme”, deklaroi Astrit Fani, arkivist i Teatrit “Migjeni”.

Digjitalizimi do të ishte kështu një hap i rëndësishëm për të ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm kujtesën artistike të Teatrit “Migjeni”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme