Women’s Champions League, Emanuela Rusta gjykon duelin Paris SG–Frankfurt

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta do të jetë në krye të një tjetër sfide të rëndësishme europiane. Ajo është caktuar të drejtojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të UEFA Women’s Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Frankfurt.
Takimi do të zhvillohet më 2 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “PSG Campus” në Poissy.
Rusta do të ketë në krah edhe dy shqiptare të tjera në ekipin e arbitrimit. Jena Mala do të jetë njëra prej asistenteve, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë rolin e arbitres së katërt. Asistente tjetër do të jetë anglezja Nicoleta Bria.
Caktimi i Rustas në këtë përballje të nivelit të lartë europian është një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




