Rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, Rama: Një festë për artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, një prej aktiviteteve më të rëndësishme kushtuar kinematografisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar rikthimin e festivalit si një ngjarje që feston artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili nga sot deri më 12 shtator do të festojë artin, historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Festivali do të zhvillohet nga 2 deri më 12 shtator, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë dhe trashëgiminë e kinematografisë shqiptare, përmes një programi të dedikuar filmit dhe figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e tij.

Ceremonia e çeljes do t’i kushtohet kolosëve të kinemasë shqiptare, në një homazh për personalitetet që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e filmit shqiptar.

Në kuadër të festivalit do të ndahen gjithashtu çmime karriere për 15 figura të njohura të kinematografisë shqiptare, si vlerësim për kontributin e tyre artistik dhe profesional.

Rikthimi i festivalit synon të krijojë një hapësirë ku ndërthuren trashëgimia e filmit shqiptar me prurjet e reja të kinematografisë, duke vendosur në qendër autorët, aktorët dhe krijuesit që kanë formësuar ndër vite identitetin e saj.

Përgjatë 11 ditëve, aktivitetet do të sjellin në vëmendje historinë e kinematografisë shqiptare, ndërsa një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet brezit të ri dhe zhvillimeve bashkëkohore të filmit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme