Presidenti amerikan sugjeron ndryshimin e emrit të Hormuzit: Ta bëjmë “Ngushtica Trump”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit në “Ngushtica Trump”.
Propozimi u bë përmes një mesazhi në platformën e tij sociale, Truth Social, ku ai pretendoi se ky rrugëkalim jetik detar tashmë ndodhet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
“Tani që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndryshojmë emrin nga Ngushtica e Hormuzit në Ngushtica Trump? Si vetë Amerika, ajo do të ishte ‘më e nxehtë’ se kurrë më parë! Ju faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.
Propozimi provokues vjen në një moment tensionesh të larta dhe operacioneve ushtarake midis SHBA-së dhe Iranit.
Trump ka deklaruar më parë se synon ta shpallë këtë zonë si territor amerikan.
Ky sugjerim pason vendime të tjera të ngjashme simbolike. Vetëm një javë më parë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të referuar Liqenin Ontario si “Liqeni i Amerikës” në dokumentet federale, pas një mosmarrëveshjeje tregtare me Kanadanë.
Ngushtica e Hormuzit është pika më kritike e transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me energji. Ajo kufizohet nga ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




