Rusia sërish sulme ndaj Ukrainës, plagosen 17 persona, mes tyre dhe të mitur

Botë | 2 muaj më parë

Të paktën 17 persona, mes të cilave 3 të mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Odessa mëngjesin e kësaj të enjte (3 shtator). Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të plagosurve.

Sulmet ajrore ruse dëmtuan një ndërtesë banimi 21-katëshe në portin ukrainas të Detit të Zi. Shërbimet e emergjencës u mobilizuan menjëherë në zonë.

Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore ruse vijuan edhe në zona të tjera të Ukrainës. Në Kiev, një dëshmitar okular sipas CNN, raportoi se një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (2 shtator), mes një vale të re sulmesh ruse në kryeqytetin ukrainas.

Sulmet në Odessa dhe Kiev janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të sulmeve ajrore të Rusisë mbi qytetet dhe infrastrukturën ukrainase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme