Ura e re e Bahçallëkut, specialistët: Prurjet e Drinit, ndikim në ecurinë e projektit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Në kantierin e urës së re të Bahçallekut,  puna është në një fazë të rëndësishme të ndërtimit të strukturës.  Deri tani, ka përfunduar vendosja e të gjitha pilotave të urës, si dhe janë ndërtuar  dy mbështetëset dhe dy këmbët e para të saj.

Po sipas drejtuesve te punimeve  ndërtimi i objektit mbi lumin Drin paraqet edhe vështirësi të veçanta teknike. Ecuria e punimeve është e lidhur drejtpërdrejt me kushtet atmosferike dhe veçanërisht me nivelin e ujit në lumë, qe sipas eksperteve ka ndikuar në tejkalimin e afatit fillestar të përfundimit të objektit.

Ura e re po ndërtohet paralel me urën ekzistuese mbi lumin Drin dhe është pjesë e projektit me vlerë rreth 8.4 milionë euro për ndërhyrjen në aksin Harku i Bërdicës–Bahçallëk.

Projekti synon të rrisë kapacitetin e qarkullimit në hyrje-dalje të Shkodrës dhe të lehtësojë trafikun në këtë aks, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë automjetesh.

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme