Banorët e Rrjollit para Prokurorisë së Shkodrës kërkojnë përshpejtim të hetimeve, paralajmërojnë protesta pas 12 shtatorit
Banorët e Rrjollit para Prokurorisë së Shkodrës kërkojnë përshpejtim të hetimeve, paralajmërojnë protesta pas 12 shtatorit
Banorët e Rrjollit U janë rikthyer protestave, duke zhvilluar këtë të enjte një tubim përpara Prokurorisë së Shkodrës, ku kërkuan përshpejtimin e hetimeve për çështjen e pronave dhe ndërtimin e resortit turistik në zonë.
SPAK e ka kthyer çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Shkodrës, duke kërkuar që kjo e fundit të mos e zvarrisë procesin, por ta dërgojë dosjen sa më shpejt për shqyrtim në Gjykatën e Shkodrës.
Gjatë protestës, banorët iu drejtuan edhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që t’i presë në një takim për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
Banorët e Rrjollit kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur në pretendimet e tyre për pronat dhe në kundërshtimin ndaj punimeve për resortin turistik që po zhvillohet në zonë.
Gazetare: M. Gjoni
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



