Një emër i njohur i futbollit shqiptar zyrtarizohet tek Iliria

Në prag të startit të sezonit të ri në Kategorinë e Parë, Iliria zyrtarizon një goditje të bujshme në merkato.
Mesfushori Edon Hasani është zyrtarisht një lojtar i skuadrës nga Fushë Kruja. 34-vjeçari është një lojtar me eksperiencë që ka luajtur me shumë skuadra në elitën e futbollit shqiptar.
“Një emër i njohur i futbollit shqiptar, me eksperiencë të madhe, mentalitet fitues dhe tituj të shumtë të fituar në futbollin Shqiptar, Edon Hasani vjen për të sjellë cilësi, eksperiencë dhe ambicie në skuadrën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Fushë Kruja.
Iliria do të debutojë në shtëpi të shtunën përballë Pogradecit, takim që mund ta ndiqni në RTSH në orën 16:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




