Neymar, i tërbuar me punonjësit e Santos: Fusha më e keqe që kam parë ndonjëherë

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Problemet fizike e kanë munduar gjithmonë brazilianin Neymar, por ndërsa ai plaket, këto dwmtime janë gjithnjë e më të shpeshta. Megjithatë, nuk janë vetëm problemet personale që po ndikojnë në gjendjen fizike të numrit 10. Gjithashtu, duke e komplikuar lojën e Neymar në fushë janë kushtet e tmerrshme të fushës Vila Belmiro.

“Nuk kam luajtur kurrë në një fushë si kjo. Është e pabesueshme që e hoqën barin një ditë para ndeshjes. Fusha u bë kundërshtar për ne, duke pasur vështirësi në frenim dhe rinisje për shkak të pabarazisë së saj. Tre lojtarë ndjenë dhimbje në fund të pjesës së parë të ndeshjes, punë e shkëlqyer! Ndjeva edhe një dhimbje në kofshë, shpresoj të mos jetë asgjë serioze… tani duhet të përqendrohemi në rikuperim dhe të ecim përpara”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme