Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari nga Kukësi

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ekstradohet në Rinas Bamir Halili (Axhami), nga Kukësi, ndaj të cilit Gjykata e Kukësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2024.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe dhunë në familje.

Ndalimi dhe kthimi i tij në Shqipëri u bë i mundur pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Pas koordinimit mes dy strukturave dhe përfundimit të procedurave përkatëse, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe bënë të mundur ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Shqipërisë.

30-vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare, ndërsa ndaj tij do të vijojnë procedurat gjyqësore për veprat penale për të cilat është shpallur në kërkim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme