31 zjarre gjatë verës në Këlcyrë, zjarrfikëset në gatishmëri, apel për kujdes
Muajt e verës kanë sjellë një shtim të rasteve të zjarreve, duke vënë në gatishmëri të plotë shërbimin zjarrfikës të Këlcyrës. Rreth 31 raste kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë vepruar në zona të ndryshme të territorit të Bashkisë, por puna e zjarrfikësve nuk është kufizuar vetëm brenda territorit të Këlcyrës. Në raste të veçanta, efektivët kanë qenë në mbështetje edhe të bashkive të tjera.
“Kemi vajtur në ndihmë edhe të bashkive fqinje, Përmetit, Memaliajt, Gjirokastrës, Tepelenës. Kemi punuar dhe për ato, kemi ndihmuar dhe në këto raste. Mbetet për t’u theksuar rasti i Dragotit, që qe një zjarr shumë i madh dhe rrezikonin banesat.Kushtet ishin shumë të vështira për të punuar, terreni i thyer, rrugët e ngushta, temperaturat e larta vazhdojnë, gatishmëria vazhdon deri në fund të shtatorit, sipas parashikimev”, tha Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës të Këlcyrës, Ernest Duro.
Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës të Këlcyrës, Ernest Duro, apelon qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë punëve në ambiente të hapura.
“Qytetarët duhet të jenë çik më të kujdesshëm. Për shembull, nëpër shtëpi duhet të kenë kujdes që t’i pastrojnë barrat, sidomos fshatrat. U bëj një apel qytetarëve që të kenë kujdes me ndezjen e zjarreve, të mos ndezin zjarre vend e pa vend, sepse nuk i dihet përmasat që mund të marrin. Ka pasur raste të qëllimshme, ka pasur raste si faktor nga telashet. Me bombolat duhet të kenë kujdes në përdorimin e tyre, sepse vërtet janë pak të rrezikshme. Në rast se konstatojnë rrjedhje të bombolave, nuk duhet të ndezin dritat, duhet të ajrosin menjëherë shtëpinë.”
Mes temperaturave të larta dhe territorit të vështirë, puna e forcave zjarrfikëse mbetet thelbësore për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



