Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte mbrëmjen e sotme në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku ndoqi nga afër situatën dhe operacionin për shuarjen e zjarreve.

Nufi, së bashku me prefektin e qarkut Taulant Malshi, kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetin Admir Kadeli, u takua me forcat e angazhuara në terren dhe u njoh me ecurinë e operacionit.

Sipas ministrit, në përpjekjet për shuarjen e flakëve, përveç forcave bashkiake, vullnetare dhe të shërbimit pyjor, janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.

Në terren ndodhen një helikopter i Forcës Ajrore, 132 efektivë ushtarakë me 7 mjete, si dhe 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca.

“Deri tani rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në operacionin e shuarjes së zjarrit në Ungrej”, deklaroi Nufi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme