Probleme me qarkullimin e gjakut, talenti i Borussia Dortmund lë fushën dhe përfundon në spital

Momente shqetësimi gjatë ndeshjes së Champions League mes Borussia Dortmund dhe Vilarreal, e fituar 3-2 nga skuadra gjermane. Gjatë pjesës së parë, pa u mbushur gjysmë ore lojë, Konstantinos Karetsas u ndje keq dhe la fushën e lojës.
Talenti grek u detyrua ta braktiste fushën për shkak të disa problemeve me qarkullimin e gjakut. Lojtari, sipas një komunikate të klubit gjerman, është mirë dhe nuk ka vend për alarm. Karetsas gjithsesi ka shkuar në spital për të kryer analiza të detajuara në lidhje me këtë shqetësim.
Futbollisti grek iu bashkua Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës. Ai kërkohej nga disa klube me emër në Europë, mes tyre edhe Milani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




