U plagosën nga shpërthimi te karburanti, Ministria e Shëndetësisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 pacientëve

Aktualitet | 2 muaj më parë

Tre punonjësit e plagosur pas shpërthimit të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit” mëngjesin e sotëm, janë në gjendje të stabilizuar. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila sqaron se bëhet fjalë për punonjësit V. H., R. A. dhe A. XH. të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

“Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Pacientët V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe janë nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.

Aktualisht, po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre shëndetësore, në përputhje me protokollet mjekësore”, thuhet në njoftim.

Një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm (9 shtator). Sipas burimeve për rtsh.al, në karburant ka shpërthyer një bombol gazi gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet, duke shkaktuar dëmtimin e tre punëtorëve. Të tre punëtorët po marrin aktualisht ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme