Statistika/ “Misteri” i Real-it, portierët gabojnë dy herë më shumë përballë tyre

Sport | 2 muaj më parë

Gafa e Josep Martínez në ndeshjen Real-Inter nuk mund të klasifikohet si një episod i veçuar pasi përballë Real-it ndodh shpesh që portierët rivalë të gabojnë.

Statistikat tregojnë diçka që vështirë se mund të shpjegohet pasi përballë klubit spanjoll portierët rivalë pësojnë një formë presioni, e cila i shtyn të gabojnë.

Prej sezonit 2007-2008 janë regjistruar plot 30 gabime të mbrojtësve ekstrem, të cilët u kanë kushtuar plot 30 gola të pësuar ekipeve respektive në duelet përballë Real-it.

Kjo shifër mund të klasifikohet te misteret e futbollit pasi skuadra e dytë që ka përfituar më shumë nga gabimet e portierëve rivalë është Arsenal-i, i cili është shumë larg Real-it me “vetëm” 15 gola të shënuar në të tilla situata. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme