Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë

Gosip | 2 muaj më parë

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë pronar i skuadrës spanjolle të divizionit të dytë, Eldense.

Messi është gati të blejë aksionet që aktualisht mbahen nga grupi kolumbian i investimeve “Grupo TH”, duke u bërë aksionerin kryesor të klubit.

Marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim, pasi të përfundojnë procedurat përfundimtare ligjore dhe kontraktuale dhe të ketë marrë miratimin nga Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) i Spanjës. Ndërsa kushtet financiare të transaksionit nuk janë zbuluar.

Skuadra nga Valencia u ngjit në divizionin e dytë në fund të sezonit të kaluar dhe është përballur me një fillim të vështirë të sezonit, duke marrë dy pikë në katër ndeshjet e para. Trajneri i tyre Claudio Barragan u shkarkua më parë këtë javë, duke e lënë klubin pa trajner.

Blerja e Eldense nga Messi shënon sipërmarrjen më të fundit në perandorinë në rritje të futbollit të yllit 39-vjeçar argjentinas.

Disa muaj më parë Messi bleu 100% të aksioneve në një tjetër skuadër spanjolle, UE Cornella, një skuadër gjysmëprofesionale e vendosur në periferi të Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme