Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje të dobëta në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme (11 shtator).
Sipas parashikimit të motit, dita do të nisë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë orëve të mesditës vranësirat do të zhvillohen më tej. Në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në formën e episodeve lokale.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet përkohësisht, duke arritur deri në 10 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke ruajtur kushte përgjithësisht të qeta për lundrimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



