Skënderbeu luan sot ndeshjen e parë në Korçë, “kërcënon” Tiranën me tifozët

Abissnet Superiore | 2 muaj më parë

Java e 4-t e Abissnet Superiore hapet sot me ndeshjen Skënderbeu-Tirana, që starton në orën 18:30. Sfida që transmetohet në ekranin e RTSH është e para për këtë sezon në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, ku skuadra e trajnerit Ahmataj synon tri pikët.

Juglindorët duhej të luanin fillimisht ndaj Dinamos në fushën e tyre, por punimet në stadium bënë që kjo ndeshje të zhvillohej në Elbasan. Skënderbeu ka sot avantazhin e fushës dhe të tifozëve, të cilët pritet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit.

Në tri javët e para ka luajtur ndaj kundërshtarëve të fortë, si Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia, duke marrë vetëm 1 pikë, që e lë atë në vend të fundit. Prandaj dhe sot, me ndihmën e tifozëve, korçarët do të përpiqen të marrin fitoren e parë në këtë kampionat.

Tirana në anën tjetër vjen me moralin lart pas fitores së thellë me Vorën. Trajneri Klafuriç ka theksuar në konferencë shtypi se objektivi në Korçë është vetëm fitorja, pasi Tirana kërkon kupat e Europës. Në Korçë pritet sot një përballje interesante, mes dy skuadrave që kanë nevojë për pikët maksimale, edhe pse jemi ende në fillim të garës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme