Musiala buzëqesh përsëri, rikthimin në fushë e feston me golin e 900-të të Bayern-it në CHL

Gati tri javë nga kolapsi i dytë që pësoi në Heidenheim, Jamal Musiala u rikthye në fushë për të shënuar një gol me shumë vlera. Përballë FK Bodø/Glimt numri dhjetë i Bayern-it shënoi golin që hapi serinë e një goleade ndërsa në historinë e klubit kjo rrjetë ishte e 900-ta në Champions League (vetëm Real-i ka më shumë me 1139).
“Unë dhe 75.000 mijë tifozët këtu së bashku me të gjithë ata që na kanë ndjekur nga televizori jemi të lumtur sot”, tha Kompany pas ndeshjes.
“Kisha kohë që nuk ndihesha kështu. Jam i lumtur dhe shpresoj që dita ditës të rikthehem në formën time më të mirë. Mbështetja e tifozëve, trajnerit dhe klubit ka qenë fondamentaale për mua”, tha vetë numri dhjetë në fund të ndeshjes. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




