Opozita kërkon Komision Hetimor për “KAYO”, 41 deputetë firmosin kërkesën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë dhe Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” kanë depozituar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO”.
Kërkesa është firmosur nga 41 deputetë të opozitës dhe është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i propozuar sipas tyre do të ketë një afat 6-mujor dhe do të përbëhet nga 15 deputetë.
Në fokus të hetimit ata kërkojnë të jenë marrëveshjet e bashkëpunimit të “KAYO” me palë të treta, mënyra se si janë përzgjedhur dhe miratuar kontratat me kompani të tjera, si dhe veprimtaria e shoqërisë mëmë dhe shoqërive të saj bija në prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.
Opozita kërkon gjithashtu të verifikojë mënyrën e përdorimit të fondeve nga Buxheti i Shtetit dhe procedurat për alokimin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



