Dy miqësore në shtator, Kombëtarja U-17 përballet me Malin e Zi U-17

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi U-17, në kuadër të përgatitjeve dhe programit të aktivitetit të ekipeve kombëtare të moshave.
Sfida e parë do të luhet në transfertë, më 25 shtator, në orën 17:00, në Malin e Zi.
Tri ditë më vonë, më 28 shtator, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, këtë herë në shtëpi. Përballja Shqipëri U-17 – Mali i Zi U-17 do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 11:00.
Dy ndeshjet do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar grupin dhe për të vijuar punën me futbollistët e kësaj grupmoshe, në funksion të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




