Vllaznia, zëvendëstrajneri Borshi: Pësojmë gola të lehtë

“Në pjesën e parë nuk mund të them se luajtëm mirë, por mund të them që u mbrojtëm mirë. Në pjesën e dytë…”. Kështu e ka nisur prononcimin e tij për “Super Gol” zv-trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi pas humbjes 2-0 në fushën e Laçit.
“Në pjesën e parë nuk mund të them se luajtëm mirë, por mund të them që u mbrojtëm mirë. Në pjesën e dytë, kur duhej të rrisnim agresivitetin dhe përqëndrimin, sepse fusha e Laçit është e vështirë, nuk e bëmë dhe u ndëshkuam me një gol. U duk sikur u dorëzuam dhe u mbyll ndeshja atëherë kur duhej ti jepnim një marsh më shumë, aty na ra loja”.
“Goli i parë që pësuam është pothuajse i falur nga ana jonë, sepse është topi jonë dhe humbet në mesfushë. Është e pafalshme, të dy golat janë të falur, jo vetëm sot. Po të shikosh edhe më përpara, ka mungesë përqëndrimi, janë gola lehtësisht të pësuar. Janë gola shumë të lehtë, është një pikë ku duhet punuar shumë.
Kemi punuar, por përsëri do mundohemi të shtojmë dozën. Nuk është problemi që punojmë në stërvitje, por ëdhe dhe mendësia e lojtarit. Kur një lojtar është në panik, është në rrezik, bën një zgjedhje krejtësisht të ndryshme, pavarësisht instruksioneve që i ke dhënë gjatë javës apo i jep në ndeshje. Është ndjesia e momentit se si lojtari e ndjen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




