Neymar i thotë lamtumirë Brazilit, e konfirmon edhe Ancelotti

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Ndeshja kundër Norvegjisë në Kampionatin Botëror 2026 do të mbetet paraqitja e fundit e Neymarit për Brazilin.

Karlo Ancelotti, në një prononcim për CNN Brasil, konfirmoi se nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, i cili në atë kohë kishte deklaruar se përvoja e tij me “Seleçãon” kishte marrë fund.

“Neymari e meritonte të ishte aty për shkak të cilësisë së tij. Ai tashmë e ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai është i pazëvendësueshëm sepse ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik. Pra, një lojëtar i pazëvendësueshëm,” trajneri i kombëtares së Brazilit.

Ancelotti mbrojti vendimin për ta thirrur lojtarin me numrin 10 të Santos-it për Kupën e Botës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme