Inter, Diouf: Do doja të luaja në mesfushë, por jam i gatshëm të bëj gjithçka

Tek Interi ka një ndjenjë të madhe besimi. Ky besim buron nga rezultatet e mbresëlënëse deri më tani në kampionat, me tre fitore në tre ndeshjet e para, dhe i lejon Chivu të frymëzojë lojtarët e tij që të shtyjnë veten përtej pritshmërive. Ky është rasti me Andy Diouf, i cili, pavarësisht se është mesfushor, po bëhet një figurë kyçe në krahun e djathtë të zikaltërve. Lojtari foli për këtë me L’Equipe, duke zbuluar gjithashtu planet e tij për të ardhmen.
Roli i ri: “Është absolutisht çmenduri, dhe ndodhi rastësisht. Pjesërisht nga nevoja, e gjeta veten duke filluar disa ndeshje në atë rol, dhe që atëherë gjithçka mori formë ngadalë. Unë nuk jam mbrojtës i krahut, as sulmues krahu, kështu që jam mjaft i shokuar. Kur ke topin, detyrat e tua janë të ngjashme me ato të një sulmuesi krahu, me ndryshimin se kur nuk ke posedim, duhet të tërhiqesh prapa, prandaj je gjithmonë i rraskapitur në fund të ndeshjes”.
Planet për të ardhmen: Objektivi im, megjithatë, është të kthehem në mesfushë. Është vendi ku u rrita dhe kam të gjitha referencat e mia në atë pozicion. Për momentin, dua vetëm të jem i rëndësishëm për ekipin. Nëse mund të fitoj kohë loje si mbrojtës i krahut dhe të afirmohem në një ekip si Interi, atëherë do ta bëj. Po mësoj shumë nga kjo përvojë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




