Mbappé kundër PSG-së, ja si përfundoi beteja gjyqësore

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Gjykata e Apelit në Paris ka urdhëruar Kylian Mbappé të paguajë 60,000 euro kompensim për PSG-në për “mungesën e likuiditetit” që  pësoi gjatë sekuestrimit 45-ditor të aseteve të tij, midis 10 prillit dhe 25 majit 2025.

Kjo ndodhi për shkak se kampioni francez, në verën e vitit 2024, i kishte kërkuar klubit francez një shumë prej 60 milionë eurosh në bonuse dhe stimuj që, sipas tij, klubi po refuzonte t’ia paguante. Kjo kërkesë u pasua nga një sekuestrim paraprak i llogarive të klubit.

PSG në fund u detyrua të kërkonte një linjë kredie në minutën e fundit për të përmbushur nevojat e saj financiare, gjë që rezultoi në shpenzime shtesë.

Në fund, PSG fitoi çështjen gjyqësore kundër Mbappé, i cili, megjithatë, nuk do të duhet të paguajë shumën simbolike të kërkuar si dëm për imazhin dhe reputacionin e PSG-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme